75 vjeçarja pa shetësi! Përgjigjja dihet: Je e rrezikshme për shtetin (VIDEO)


As në pleqni nuk janë rehat.
Ramadani e Xhevria janë të martuar, por mbiemrin e burrit Xhevria nuk mund ta marrë për shkak se shteti nuk po i jep shtetësi.
Ka 11 vjet që Xhevria kërkon shtetësi të Maqedonisë, por përgjigja që ka marrë nga shteti është se paraqet rrezik për shtetin.

Xhevrie: “Për shtetin e pa dëshiruar”.
Ramadani: “75 vjet e rrezikshme për shtetin”.
Ramadani: Çfarë rreziku i bëjmë ne shtetit?
Para Kuvendit kishin ardhur edhe dhjetëra persona tjerë të cilëve me vite u refuzohet kërkesa për shtetësi. Afet Kaloshi, ka lindur në Maqedoni. Shtetësi nuk ka.
“Jam i lindur këtu, kur ma japin certifikatën e lindjes, më shkruan Serbia dhe Mali i Zi. Jam i lindur në Shkup në Komunën e Çairit.

Jemi 6 fëmijë, vëllai i madh e ka shtetësinë, motrat e kanë shtetësinë, nëna ime është nga Novi Pazari ka shtetësi, unë jam i lindur këtu nuk kam shtetësi”, tha Afet Kaloshi.
“Jam e martuar prej 30 vjetësh këtu, s’kam shtetësi, 4 herë kam ardhur më kanë refuzuar për shkak të gjuhës. Kontrollet te mjeku i bëj privat, 1 mijë 2 mijë denarë të gjitha me para. Tani udhëtoj me letërnjoftim të Kosovës këtu nuk kam asnjë dokument”.

Bashkë me personat pa shtetësi para Kuvendit ishin edhe dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Skender Rexhepi dhe Ilire Dauti.
Skender Rexhepi tha që shumë shpejt halli i këtyre njerëzve do të marrë fund.

“Kam një lajm të mirë edhe për të gjithë ata që kanë problem me shtetësinë se presioni ynë arriti suksesin e vet dhe ditën e merkurë në ora 10 do të takohen dy kryetarët me kryeministrin dhe përfaqësues të Qeverisë bashkë me dy koordinatorët e koalicionit tonë dhe atyre qeveritarë me qëllim që ta gjejmë zgjidhjen për ligjin për shtetësi”, deklaroi Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA.

Që kur opozitarja VMRO-DPMNE bllokoi ligjin e propozuar nga ASH-AAA për shtetësi, opozita shqiptare me mijëra amendamente bllokoi çdo propozim-ligj të dorëzuar në Kuvend nga pushteti.
Ditën e djeshme kryeministri Zaev për TV21 tha që shumë shpejt do të takohet edhe me opozitën shqiptare për të gjetur një zgjidhje për ligjin për shtetësi.

Baby Boo