75% më shumë turistë në RMV


Numri i turistëve në periudhën janar – qershor 2022 është rritur për 75 për qind në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ndërsa numri i bujtjeve shënon rritje prej 66,3 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve vendorë është rritur për 25,4, ndërsa i atyre të huaj për 131,3 për qind, ndërsa lidhur me bujtjet, tek turistët vendorë ka rritje për 29, ndërsa tek të huajt për 109,2 për qind.

Numri i turistëve në qershor të vitit 2022 është 83.532. Prej tyre, 32,3 për qind janë vendorë ndërsa 67,7 janë të huaj. Numri i bujtjeve është 189.111 dhe prej tyre 39 për qind janë vendorë ndërsa 61 për qind të turistëve të huaj.

Baby Boo