73 të vdekur për një javë nga koronavirusi në Kosovë: IKSHPK thotë se vendi është në rrugë të mbarë


Ani pse vetëm brenda një javë në Kosovë janë shënuar 73 viktima nga koronavirusi, i pari i IKSHPK’së, Naser Ramadani po vlerëson se vendi është në rrugë të mbarë në përballjen me pandeminë. 373 vik*tima janë shënuar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars 73 prej tyre vetëm javën e fundit. Pavarësisht se situate me Covid-19 është përkeqësuar muajve të fundit IKSHPK po vlerëson se vendi është në rrugë të mbarë dhe situate po stabilizohet. Kështu po thotë kreu i Institutit Naser Ramdani i cilia k thënë se vërehet një rënie e lehtë, të cilën ai e quan stabilizim dhe rrugë të mbarë.

“Tashmë jemi në rrugë të mbarë. Që disa ditë nga java e kaluar kemi qenë shumë të stabilizuar në situatën epidemiologjike dhe po vazhdojmë me këtë stabilitet. Qytetarët kanë filluar t’i respektojnë masat dhe kjo vërehet në rënien graduale – të lehtë të moderuar mund të them – të ngadalshme por të sigurt drejt uljes së lakores emidemiologjike. Në 24 orët e fundit, në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP me metodën PCR tashmë janë testuar gjithsej 491 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren që rezultojnë me 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes”, tha ai.

Këto deklarata ai i bëri sot, teksa njoftoi për rastet e fundit gjatë 24 orëve. Ramadani tha se në 24 orët e fundit, prej 491 mostrave të testimit, 193 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse janë raportuar 8 vdekje dhe janë shëruar 205 persona.

Baby Boo