73 shqiptarë raportohen të vdekur nga tërmeti në Turqi


70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetë në Hatay.

Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya, është shprehur për KosovaPress se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.
Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi se nuk po u ndihmon familjet e prekura nga tërmeti.

“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, thotë ai për KosovaPress.
Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.
Më tej, Kaya thotë se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.
“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.
Nga tërmeti prej 7.8 ballësh në Turqi, deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

Baby Boo