7 vjeçarja thyen rekordin Guinness, shpallet këngëtarja më e re e operës në botë


Një interpretuese 7 vjeçare është shpallur këngëtarja më e re e operës në botë, pasi performoi si profesioniste.
Guinness World Records njoftoi se Victory Brinker e fitoi rekordin në moshën 7 vjeçare dhe 314 ditë pasi mori pjesë në tetë shfaqje profesionale në shfaqjen Lights and Legends të Teatrit Publik të Pittsburgh më 2019.

Tashmë, 10 vjeçe, ajo gjithashtu bëri histori më 6 korrik 2021, kur u bë interpretuesja e parë e America’s Got Talent pasi mori një Golden Buzzer nga të katër anëtarët e jurisë.
“Unë isha një folëse e hershme dhe fillova të këndoja në moshën 2 vjeçare. Midis moshës 2 dhe 3 vjeç, mësoja përmendësh CD të tëra me zëra të mirë. Unë gjithmonë këndoja”, tha Victory për Guinness.

Baby Boo