7 raste dhune në vetëm 24 orë, këmbanë alarmi nga gratë në Tiranë


Shifrat e rasteve të dhunës në familje, tashmë prej kohësh janë një këmbanë alarmi në Shqipëri, por gjithcka sa vjen e përkeqësohet.

Mësohet se vetëm brenda 24 orëve të fundit, vetëm në Tiranë janë paraqitur përpara policisë 7 gra të dhunuara nga bashkëshortët e tyre, transmeton Albeu.

Rastet

Oficerët e Komisariatit Nr.1 kanë referuar materialet në Prokurori, pasi kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.I. 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases Xh.S.. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi V.V., sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.V.. Policia tha se për shtetasen M.V. u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po në këtë Komisariat u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.J. banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti E.J. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.4 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.Th. banuese në Tiranë, sepse ish-bashkëjetuesi S.T. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Në Komisariatin Nr.5 janë denoncuar 2 raste të dhunës në familje dhe janë plotësuar kërkesëpaditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.K., sepse bashkëshorti R.K. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe për shtetasen A.Xh., sepse bashkëshorti Sh.Xh. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.6 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.L., banuese në Tiranë, bashkëshorti shtetasi N.L. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Baby Boo