7 persona të vdekur nga temperaturat e larta në Europë


Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e temeratuarave të larta që ka përshirë kontinentin e Europës.

Viktima ka pasur në shtetet si Francë, Itali dhe Spanjë, ku temperaturat kanë arritur deri në 45.9 gradë celsius.

Po ashtu, temperaturat e larta janë bërë shkak dhe për zjarret masive në pyjet e Katalonjës, në veri-lindje të Spanjës.

Ndërkohë, në Francë janë mbyllur shkollat pasi nxënësit dhe studentët e kishin të pamundur të vijonin procesin mësimor nën temperaturat e larta.

Po ashtu, temperatura të larta janë regjistruar dhe në Berlin. Në lidhje me temperaturat e larta që kanë përfshirë Europën, ekspertët e klimës shprehen temperaturat e larta kanë zgjatur më shumë se zakonisht.

Ata shprehen se temperaturat e larta në Europë,vinë si pasojë e grohjes globale.

“Ky i nxehtë ekstrem vjen për faktin se është ngadalësuar kalimi i rrymave të mëdha të ajrit që lëvizin nga skajet drejt qendrës së globit, ndaj dhe presioni i lartë dhe i ulët ngelet në një vend për një kohë më të gjatë dhe kjo sjell temperatura të larta ekstreme, zjarre dhe thatësirë”

Baby Boo