7 gjëra që njerëzit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë


Njerëzit e suksesshëm kanë tendencën të kenë dialogje të brendshme shumë pozitive.

Ata e dinë si ta kontrollojnë rritjen e tyre personale. Ata besojnë se mund të bëjnë çdo gjë, të cilën mendja e tyre dëshiron. Por më shumë se gjithçka ata besojnë te vetja e tyre.
Ja cilat janë 7 gjërat që njerëzit e suksesshëm thonë çdo ditë me vete.
1. “Do të gjej një zgjidhje
Njerëzit që ja arrijnë, nuk kanë kohë për dështime.

Në vend të kësaj, ata përgatiten për pengesat. Ata e dinë se do të ketë sfida. E dinë se duhet t’i gjejnë vetë zgjidhjet. Kështu që në vend që të mendojnë për humbjen, përgatisin aftësitë personale që do t’i ndihmojnë në momentet vështira.
Ata i thonë vetes çdo herë, “Do të gjej një zgjidhje, pavarësisht gjithçkaje.“
Dhe për këtë ja dalin.

2. “Çdo gjë në botë është ndërtuar nga njerëz jo më të zgjuar se ty”
Kjo thënie e Steve Jobs është bërë një mantra për njerëzit e suksesshëm në të gjithë botën.
Ata që i arrijnë qëllimet e tyre nuk e shohin botën si të ngurtë. E shohin si diçka plastike, në lëvizje të vazhdueshme, gati të tronditet nga ideja e madhe e radhës. Dhe ata e shohin veten si personi ideal për ta bërë këtë ide realitet.

Në momentin që kupton se bota rreth teje është krijuar nga njerëz të tjerë njësoj si ty, njerëz që u zgjuan një mëngjes dhe vendosën të punojnë pa reshtur drejt misionit të tyre, është momenti kur do të marrësh kontrollin mbijetën tënde.
3. “Kurrë gabime. Vetëm mësime”
Njerëzit, të cilët arrijnë gjëra të mëdha në jetë punojnë nën mendimin se çdo gabim kthehet në mësim.
Të quash diçka “gabim“ është jo produktive.
Në vend të kësaj quaje një mësim.
4. “Puno fort për të mësuar çfarë nuk di”

Baby Boo