7 delegatë votuan kundër zgjedhjes së Memli Krasniqit kryetar të PDK-së


Memli Krasniqi është zgjedhur sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi është zgjedhur prijës i ri i PDK-së nga 476 delegatë sa ishin të pranishëm në këtë proces.

Nga ta 7 ishin kundër e një votë ishte abstenim.
Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së, derisa ai do të udhëheqë me këtë parti për dy vjet, pasi dy vjetët e para të mandatit të kryetarit i ka kryer Kadri Veseli.

Baby Boo