68 TË PRANISHËM DHE 68 VOTUAN “PRO” PËR SJELLJEN E VENDIMIT PËR REFERENDUM


Propozim-vendimi për referendumin sot në Kuvendin e Maqedonisë u votua nga 68 deputetë.

Në Propozim-vendimin sot u propozua që referendumi të mbahet në 30 shtator, ai të jetë konsulativ, ndërsa pyetja e referendumit është: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Në seancën plenare nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kishin kërkuar që të sqarojnë se pse janë kundër pyetjes së këtillë të referendumit dhe amendamentetet e tyre ranë poshtë në mungesë të prezencës së tyre.

Baby Boo