61 mijë individë kanë humbur punën prej epidemisë, çfarë do të ndodhë me to!


Situata e krijuar nga COVID-19, shkaktoi marrjen e masave shtrënguese të cilat po ndikojnë shumë në aktivitete të ndryshme ekonomike. Shumë kompani e biznese po heqin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre dhe po mbyllin aktivitetet, duke bërë kështu që numri i të papunëve të jetë në rritje gjatë kësaj periudhe.

Në fund të 2019-s, në sektorin privat jo bujqësor ishin gjithsej të punësuar 515 mijë persona, ndërsa që kur fillloi kriza e Covid-19 janë larguar 61 mijë persona, duke bërë që numri i të punësuarve zyrtarisht të bjerë me 12%, sipas INSTAT.

Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Ata që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend.

Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë ndaloi aktivitetet e tregtimit me pakicë, përveç atyre ushqimore, shërbimeve si dhe baret e restorantet dhe janë me dhjetëra punonjës në biznesin e vogël, që dolëm automatikisht pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve në bazë të kësaj liste të mbylljes së tyre.

Baby Boo