60-vjeçari hedh veten në erë, në mes të fushës së futbollit


Një burrë rreth të 60-ave hodhi veten në erë paraditen e sotme, në qytetin belg të Verviersit, vetëm pak kilometra larg Liezhit. Viktima ka tiparet e një europiani, ndërsa autoritetet policore e përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist.

60-vjeçari kishte ecur deri në mes të një fushe futbolli, që përdorej nga skuadra eë qytetit, për garat në një ligë amatore belge, dhe kishte shpërthyer.

Orari dhe vendi i zgjedhur për të realizuar aktin kamikaz, bën autoritetet që të mendojnë se nuk kanë të bëjnë me një rast terrorist.

Belgjika ka rënë shpesh pre e sulmeve terroriste nga pjesëtarë të Shtetit Islamik, ndërsa në Verviers u vranë në janar të 2015-ës dy persona të lidhur me sulme terroriste në Bruksel dhe Paris.

Baby Boo