5G dhe e vërteta


Nga Nazim RASHIDI

Vetëm pak ditë më parë opinionit iu prezantua një faqe interneti, një platformë digjitale e cila ka për qëllim të ç’rrënjosë mitet dhe të prezantojë fakte rreth spekulimeve dhe lajmeve të rrejshme që janë aq të shumta në detin e pafund të internetit.

Faqja është mythbuster.mk, vjen në shqip e në maqedonisht dhe ndonëse modeste në përpjekjen e saj, në krahasim me numrin e madh e gati të panumërt të informacioneve të paverifikuara, nisma pa dyshim që duhet përshëndetur. Do marr disa shembuj nga kjo faqe të miteve dhe sidomos sqarimeve për të treguar se sa s’duhet t’i besohet gjithçkaje që servon rrjeti, por edhe për faktin, dhe për çka edhe po e shkruaj këtë tekst, se sa të prirur janë njerëzit më parë t’i besojnë një informacioni spekulativ e sensacional se sa njoftimeve të verifikuara.

Dhe kjo ka një rëndësi të madhe, sidomos në javët në vijim, ku të gjithë, madje edhe ata që më parë s’dinin se çështë interneti, tani lexojnë njoftime e lajme që t’i prezanton Facebook-u, e i gëlltisin si të vërteta pa asnjë verifikim. Madje dhe të thonë, “e di unë, e lexova në internet”.

Spekulimet, mitet janë fascinante, të rrëmbejnë, si filmat e librat e bukur. Por në botën reale ato nuk vlejnë, sepse s’janë të vërteta. Por si i bëhet?

Mbase e kam thënë edhe më herët, më duket e pabesueshme se “lajm i rrejshëm” është kryefjala e medias sot, diçka që as që është përmendur e as që ka qenë i shfaqur si fenomen në arsimimin tim universitar, apo dhe më pas gjatë ushtrimit të profesionit apo dhe trajnimeve të shumta që kam bërë brenda e jashtë vendit. Por kjo s’ka rëndësi, se sot mediat serioze duhet ta pranojnë sfidën, se veç informimit duhet, dhe bëjnë përpjekje,që të dëshmojnë edhe vërtetësinë e lajmeve të rrejshme.

Dhe ja disa shembuj, që i ka marrë e demistifikuar edhe mythbuster.mk:

Një njoftim që qarkulloi dhe u përhap ishte se gazi serin është në fakt shkaktari i karantinës e jo virusi korona. Është fenomenale ngjitja ndaj një spekulimi të tillë, se në fakt lëshimi i gazit serin në një laborator në Afganistan ka detyruar SHBA-të të nënshkruajë marrëveshje me Talebanët, se ai tani përhapet në Evropë, se koha e inkubacionit të gazit në ajër është tre muaj sa zgjat dhe karantina, apo dhe se ushtarët amerikanë të ekspozuar nga gazi serin, kanë qenë në paradë ushtarake në Wuhan.

Lista mund të vazhdojë edhe më tej me spekulime e fantazi të tjera të shprehura kurse e vërteta është kjo:

Gaziserinkaefektafat-shkurtërtëpërhapjesnëatmosferëpërshkaktëavullimittëshpejtë, që nën kupton se i njëjti edhe po të jetë lëshuar ai është avulluar dhe shpërbërë. Më e rëndësishmja gazi serin është armë kimike e prodhuar nga njeriu dhe nuk gjendet në natyrë. Ai është agjens nervor që sulmon sistemin nervor. Nëse nuk trajtohet shpejt me kundër-helm pasojat janë fatale, ndërkohë që 87% e personave të infektuar me virusin korona COVI-19 shërohen. Vetëm këto dy fakte mjaftojnë që të rrëzojnë lajmin që me lehtë si përhapej, por dhe i besohej.

Por më fantastiku nga këto ishte ai rreth rrjetit të telefonisë celular edhe internetit 5G.

Fantastike e fantashkencë janë spekulimet.

E para që thuhej ishte se rrjeti 5G ka shkaktuar virusin korona. Pastaj se qyteti vetëm që është mbuluar me 5G është Vuhan, tjetra se shumica e antenave të rrjetit 5G në Italianë në Bergamo, Milano, Romë, Lombardi apo dhe njoftimet se 250 shkencëtarë apelojnë tek OKB për të shfuqizuar rrjetin 5G.

Por të gjitha këto konstatime janë të pasakta, sepse është e vërtetë se Kina ka shumë kulla transmetuese 5G, mbi 100.000 në fakt, por ato janë të shpërndara në më shumë qytete të mëdha e jo vetëm në Vuhan. Është i pasaktë pretendimi se Vuhan është i vetmi qyteti mbuluar plotësisht me 5G. Por një fakt tjetër kundërshton këtë teori e ai është se, jo Kina – por Koreja e Jugut është vendi i parë në botë që rrjetin 5G e lansoi për qëllime komerciale, më 3 prill 2019.

Sa i përket antenave të 5G në Itali, ata kanë filluar të vendosen në qytetet italiane që në mars të vitit 2017. Kjo gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Italisë.

Por më e rëndësishmja, është e vërtetë se ka pasur kërkesë e apele të ndalohet përhapja e rrjetit 5G, për çka BE ka thënë se ende duhen hulumtime për të vërtetuar nëse teknologjia e re është ose jo e dëmshme për njeriun, pra pranohet se duhen teste. Por e pavërteta e madhe është se një rrjeti tillë nuk shkakton virus. Kjo është e pamundur, sepse Kovid-19 është pjesë e familjeve të kornavirusëve, por ky i fundit ishte i panjohur më parë për njerëzit, siç ishte dhe SARS në vitin 2003. Viruset nuk krijohen dot nga valë ose rrjete e megjithatë njerëzit përhapin e i besojnë më shpejtë spekulimeve se sa shkencës e fakteve.

Dhe këtu është provokimi për ne si shoqëri, a do të na mësojë kjo pandemi të paktën të verifikojmë dhe t’i besojmë më shumë shkencës se sa konspiracioneve. Shikoni kush e bën luftën sot kundër virusit? Mjekët, pra dija e shkenca. Por e njëjta do të duhet të jetë edhe me informimin. Vërtet duhet të jemi kundër 5G-së, por për arsye të tjera.

E para “G” kundër, sepse s’duhet të besojmë lehtë në Gënjeshtra. E dyta “G” kundër, sepse Gangsterët e lajmeve të rrejshme, si ato të vërtetët duan t’ju dëmtojnë e t’ju mashtrojnë kur i përhapin ato. Qëllimet janë dashakeqase. E treta “G” kundër, sepse duan të Galvanizojnë rrenën e jo faktet tek ju, për përfitime të ndryshme, që veç ata i dinë. E katërta “G” kundër, sado që media dhe gazetarët profesionist t’ju informojnë e mbrojnë duhet ju të vendosni gardhin mbrojtës nga mashtrimi, mashtruesit duan me çdo kusht të Gëlltisni rrenat, do t’i servojnë vazhdimisht. Patjetër verifikoni njoftimet e dyshimta e spekulative. Veç shihni kush i poston e boton. Asnjë media serioze s’ka botuar deri më sot ato shembuj spekulativ që i dhashë më sipër, për shembull. Prandaj kujdes. Dhe “G”-ja e pestë kundër, s’duhet të bëni Gabim, e mos të kujdeseni për shëndetin tuaj informativ. Siç zgjidhni mjekët apo mjeshtrit më të mirë, zgjidhni ku merrni informacionet. Kjo s’do të thotë se gazetarët në këto media nuk gabojnë apo janë perfektët, por nëse ndodh gabimi ata tregojnë dhe kërkojnë falje, se kanë përgjegjësi, por mbi të gjitha këtë nuk e bëjnë me keqdashje. Ky është dallimi. Prandaj kundër 5G-së, fuqishëm, por për shkak të Gënjeshtrës, Gangsterëve të lajmeve të rrejshme, Galvanizimit të rrenës që duan ta imponojnë, se duan të Gëlltisni çdo “çmenduri” që e thonë dhe sepse nuk duhet të Gaboni e të besoni çdo gjë pa verifikuar.

Mbase tingëllon si leksion apo dhe moralizim, por në këtë pandemi dhe izolim është momenti për reflektim edhe mposhtjen edhe të keqinformimit. Si virusin edhe joprofesionistët dhe mashtruesit mediatik duhet të zhduken.

Sepse siç ka thënë Thomas Jefferson (TomasXheferson), presidenti i tretë dhe një nga baballarët e SHBA-ve, “qytetarë të mirë informuar, është mbrojtja më e mirë kundër tiranisë”, atë të viruseve, viruseve informativ apo gjithë atyre që duan të mashtrojnë.

Baby Boo