58 vjeçarja nga Kosova e cila po përballet me kancerin për herë të katërt


Burbuqe Bakalli është 58-vjeçarja nga Kosova e cila ka vite që jeton në Londër.
Ajo është njëkohësisht edhe tezja e muzikantit të njohur, Genc Salihu, shkruan Reporteri.net.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, 58-vjeçarja ka treguar vështirësitë në të cilat ka hasur vitet e fundit.

Në vitin 2017 ajo u diagnostikua me kancer, si rrjedhojë iu desh të kryente 3 operacione, jo të lehta, kimio dhe radio terapi gjithashtu, të cilat deri diku rezultuan të suksesshme, por për një periudhë të caktuar kohore, pasi në Prill të këtij viti, Burbuqes, i rishfaqet sërish sëmundja.
Madje gjatë emisionit, ajo u surprizua edhe nga Genc Salihu, i cili tha fjalët më të mira për të, derisa zbuloi se ajo e ka rritur atë, pasi nëna e tij ka qenë në punë.
Ai gjithashtu i uron shërim të shpejt, pasi sipas tij ai mund ta kalojë edhe këtë sfidë.

Baby Boo