58-vjeçari nga Fieri: Më braktisi gruaja pas 30 vitesh martese, gjeti tjetrin dhe më la (Video)


U martuan 30 vite më parë, por sot i kanë dhënë fund bashkëjetesës së tyre. Vasil Suku vendos të rrefejë dramën e jetës, që ditën kur bashkëshortja e braktisi 4 vite më parë duke mos i dhënë as më të voglin shpjegim.
Edhe pse shumë vite të kaluara bashkë dhe prindër të një vajze, çifti nuk jetojnë më nënë një çati. 58-vjeçari nga fshati Marinzë i Fierit jeton i vetëm, pasi e bija 25 vjeçare ka ndërtuar edhe ajo jetën e saj.

Që prej vitit 2018 Vasili nuk ka asnjë kontakt me 51-vjeçaren Dallëndyshe Hoxha, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar dy here resht divorcin bashkëshortit të saj, pasi ishte larguar nga shtëpia. Edhe pse vitet e para të martesës së tyre kanë qenë të qeta, problemet ekonomike bëheshin shkak i debateve në familje.

Ditën që vajza e vetme u martua, mes çiftit debatet u thelluan edhe më shumë. Një hua që Vasili i kishte dhënë vëllait të Dallëndyshes në vitin 2016, borxh i cili nuk u kthye kurrë ndezi sherrin mes tyre, sherr qe u finalizua me largimin e gruas nga banesa.

58-vjecari nuk di të thotë me siguri nëse ky është preteks që Dallëndyshja t’i jepte fund marrëdhënies së tyre 32-vjeçare, por gjithsesi ai ngre dyshime.

Vasili pretendon se ajo ka krijuar një lidhje tjetër, ç’ka shpjegon dhe kërkesën e dy viteve më parë për divorc. Ai nuk e di se ku jeton aktualisht ish-bashkëshortja, e cila është refuzuar edhe nga e bija për shkak se ishte ajo shkaktarja e shkatërrimt të familjes.

Vasili ndodhet ende sot në Marinzë, ndërsa bashkëjeton me sëmundjet që ia kanë vështirësuar edhe më shumë jetesën. Ai nuk do ta kishte menduar kurrë se në këtë moshë do të përfundonte në këtë gjendje, kur nuk ka mundësi të kthejë as paratë e mara borxh për dy ndërhyrjet kirurgjikale që ka kryer./SHQIPTARJA.COM

Baby Boo