55 viktima në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi


55 persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Koronavirusit. Sipas shifrave që publikon Mbrojtja Civile Italiane, rastet e reja janë rritur me 78 duke e çuar numrin në 346. Ndërkohë ka shkuar në 4 mijë numri i të shëruarve, 220 prej të cilëve në terapi intensive dhe 3747 persona të rikuperuar me sintoma jo shumë të forta.

Asnjë viktimë në rajonet e Valle D’Aosta, Trentino Alto Adige, Marche, Molise, Campania, Basilicata, Calabria, Puglia dhe Siçili.

Numri total i të infektuarve arrin në 236651, ndërsa në terapi intensive ndodhen 220 persona, 7 më pak se dje, ndërsa në karantinë gjenden 23518 qytetarë, 1359 më pak krahasuar me 24 orë më parë.

Baby Boo