Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 12:30 në fshatin Çellopek të Tetovës ka humbur jetën një 54 vjeçar nga Miletina.
Vetura e tipit Hyndai e drejtuar nga 54 vjeçari ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur dhe si pasojë nga plagët e mara ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas të dhënave shkaqet për këtë aksident ka qenë moti me shi por asgje ende nuk është zyrtare.
Ekipi i zjarrfiksave kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të 54 vjeçarit nga Miletina, tha për Televizionin Koha kryeshefi i zjarrfiksave Uka Aliti.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë trupin e pajetë dhe është dërguar pë obduksion.
Ekipet e policisë dhe prokurori dolën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.