53 vjeçari nga Gostivari raporton se i janë vjedhur bagëtitë


Një 53-vjeçar nga Gostivari dje ka raportuar në polici se i janë vjedhur bagëtitë. Nga SPB-Tetovë thonë se kanë kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“53 vjeçari H.M. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, dje (16-tetor) në ora 08:30 në SPB Tetovë ka raportuar se natën e 15/16 tetorit, autorë të panjohur me përdorim të forcës kanë thyer drynin, kanë hyrë në hambarin e tij që ndodhet në këtë fshat dhe i kanë marrë bagëtitë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo