52 zja*rrfikës të tjerë do të vijnë nga Sllovenia, do t’i zëvendësojnë kolegët e tyre të lodhur


Qeveria e Republikës së Sllovenisë vendosi që me propozim të ministrisë sllovene të mbrojtjes të dërgojë 52 zja*rrfikës të tjerë të Njësitit civil për mbrojtje dhe shuarje të zj*arreve. Ata do të dërgohen për të zëvendësuar kolegët që kanë arritur para disa ditëve. Sllovenia është mes vendeve të para që ka dërguar ndihmë në Maqedoni për shuarjen e zj*arreve. Përveç zja*rrfikësve, ky shtet ka dërguar edhe disa automjete zj*arrfikëse.

“Ne atje kemi automjete speciale zja*rrfikëse për shuarjen e zja*rreve në vende malore. E ndryshojmë vetëm ekipin, ata atje punojnë nga 5 gushti e deri më sot. Merreni parasysh se kanë 12 intervenime në ditë në temperaturë prej mbi 35 gradë. Nxehtë nga vetë zjarri, tym i madh, shumë punë!”, deklaroi Marko Adamiq, komandant i grupit të dytë operativ.

Baby Boo