5000 shqiptarë nën survejim të shtetit kur kalojnë kufirin!


5 mijë shqiptarë janë në “Stop listën’ e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni dhe të njëjtët pengohen gjatë çdo kalimi në pikat kufitare.

Këta shtetas të ‘bllokuar’ përballen me maltretimr dhe kontrolle të vazhdueshme. Ata kontrollohen në disa mënyra: duke u lajmëruar polici kufitar deri tek inspektori i DSK-së që ka rastin në mbikqyrje, merret në bisedime që do të thotë, thirret inspektori nga DSK-ja që të vijë deri në pikën kufitare ku ndodhet personi që është në ‘Stop listë’ dhe bisedohet hollësisht, ndërsa forma e tretë është kontrolli i detajizuar i personit si dhe automjetit të tij!

Nga afër 5 mijë qytetarë në ‘Stop listë’, vetëm një numër i vogël është i përkatësisë maqedonase, ndërsa shumica apsolute janë shqiptarë.

Ajo që portali Pa Censurë u mundua të marrë përgjigje është se, nëse udhëheqës të sektorit adekuat në DSK nga regjimi i kaluar kanë keqpërdorur pozitat e tyre?
Gjithashtu shtrohet edhe pyetja se a do të rishikohen këta 5 mijë shqiptarë, që ndoshta një pjesë e tyre maltretohen padrejtësisht?
Pa Censurë do të vazhdojë të investigojë, që të arrijë deri tek përgjigjja dhe do ju mbajë të informuar ditëve në vazhdim!

Ndryshe, Në ‘Stop listë’ janë të përfshirë persona të cilët janë cilësuar nga sigurimi i shtetit (DSK) si njerëz të cilët janë cilësuar si problematik në bazë nacionale, në bazë fetare si dhe për lidhje kriminogjene!

Baby Boo