5 gjërat që mund të bëni për ta mbyllur 2021-in sa më mirë


Ndërsa 2021-it po i afrohet fundit, psikologët japin disa këshilla për vitin e ardhshëm. Për shkak të pandemisë, vitet e fundit kanë bërë që të rishqyrtojmë shumë gjëra. Psikologia Natalie Dattilo thotë se ka disa sjellje që do t’ju ndihmojnë ta mbyllni për mrekulli këtë vit dhe ta prisni tjetrin me psikologjinë më të mirë.

Përsëritni frazat që ju bëjnë të ndiheni mirë – Një mënyrë e mirë për të përmirësuar psikologjinë dhe për të reduktuar stresin është përsëritja e frazave që bëjnë të ndiheni mirë. Mund të adoptoni fraza të tilla si “Unë meritoj të jem i lumtur”. Shkruajeni në një post dhe vendoseni në ekranin e celularit tuaj. Ripërcaktoni vlerat tuaja – Fundi i kohës është rasti më i mirë për të ripërcaktuar bindjet tuaja. Bëni një bilanc dhe bëjini vetes disa pyetje dhe veçanërisht nëse bëni mjaftueshëm për vetë kujdesin tuaj. Por sigurohuni që t’ia bëni vetes këto pyetje mjaft shpesh, jo vetëm në fund të vitit.

Gjeni qëllimin tuaj- Jeni i sigurt që keni gjetur “pse-në” pas asaj që po bëni? Me shumë mundësi, shumë nga gjërat që bëni çdo ditë nuk ju kënaqin, por duhet t’i kujtoni vetes se ia vlen të bëni gjëra që kanë një qëllim në jetë, sepse ka përfitime të rëndësishme shëndetësore dhe kontribuon në jetëgjatësi.

Pranojeni jetën tuaj ashtu siç është dhe përqendrohuni në atë se si dëshironi – Ndërsa është e rëndësishme të keni synime dhe aspirata, fillimi i gjithçkaje është të pranoni jetën ashtu siç është. Mund të filloni lëvizje të vogla që gradualisht do të transformojnë mënyrën tuaj të jetesës dhe do t’ju çojnë atje ku keni dashur gjithmonë.

Vlerësoni atë që keni – Mirënjohja është çelësi i lumturisë. Përmirëson psikologjinë, redukton stresin dhe ndihmon në forcimin e marrëdhënieve. Në fakt, nëse vlerësoni atë që keni tani, do të vendosni synime më të mira për të ardhmen dhe të ndiheni pozitivë dhe optimistë.

Baby Boo