45-vjeçari shqiptar bën “kasaphanë” në Itali, vret me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një tjetër shtetas


Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur në Itali, aty ku një 45-vjeçar shqiptar ka vrarë vajzën e tij dhe një shtetas italian. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth mesnatës në një pallat në Torremaggiore të Foggia-s. Autori i ngjarjes është Taulant Malaj.

Ai është vënë në pranga nga policia, teksa mësohet se punonte si bukëpjekës. Raportohet se Malaj ka shkuar për të vrarë shtetasin Massimo De Santis, për të cilin ishte i bindur se gruaja e tij kishte marrëdhënie intime. Në momentin e ngjarjes, në shkallët e pallatit, Malaj ka goditur me thikë De Santis.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila ka tentuar të parandalojë krimin, por ka mbetur e plagosur, ndërkohë që të njëjtën gjë ka provuar edhe vajza e çiftit, vetëm 16-vjeçare, por ka mbetur e vdekur, si pasojë e sulmit të babait të saj.

De Santis ka mbetur i vdekur në vend, teksa vajza ka jetuar për pak çaste pas sulmit, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga ana tjetër bashkëshortja e Malajt ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Malaj është arrestuar nga policia. Atij i është sekuestruar edhe arma e krimit, që rezulton të jetë një thikë kuzhine.

Baby Boo