45 muaj burg për kosovarin: Ka mashtruar “socialin” me 527 mijë franga


Gjatë 13 viteve ai ka marrë 527 mijë franga në emrin e ndihmave sociale. Gjatë po kësaj kohe, i përmenduri nuk ka deklaruar pasurinë prej 470 mijë frangash, shkruan nzz.ch

Një shtetas 51 vjeçar i Kosovës me qëndrim në Zvicër është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Cyrih me 45 muaj burg për veprën penale, përvetësim të padrejtë të një shume të madhe të ndihmave sociale.

Gjatë 13 viteve ai ka marrë 527 mijë franga në emrin e ndihmave sociale. Gjatë po kësaj kohe, i përmenduri nuk ka deklaruar pasurinë prej 470 mijë frangash, shkruan nzz.ch.

Prokurorja kishte kërkuar “vetëm” 38 muaj heqje lirie për kosovarin ndërsa gjykata në vendimin e saj i ka shtuar edhe 7 muaj të tjerë, edhe pse një numër akiuzash kanë rezultuar të pavlefshme për shkak të vjetrimit të tyre (parashkrimit).

Në periudhën kohore 2003-2015 kosovari me të shoqen dhe me tri vajzat e tij ka jetuar në Cyrih, siç pretendon ai, vetëm nga ndihmat sociale, transmeton albinfo.ch. Por gjatë hetimeve janë zbuluar tetë xhirollogari , të cilat ai i kishte mbajtur fshehur nga autoritetet. Që nga fillimi i shfrytëzimit të ndihmave sociale, në korrik të vitit 2003, ai në këto konto i kishte të deponuara 150 mijë franga. Gjatë viteve në vijim personi në fjalë ka hequr dorë nga deklarimi i pasurisë prej 470 mijë frangash ndërkohë që ka marrë pa të drejtë 527 mijë franga të ndihmave sociale.

Ai ka deklaruar para prokurores se nuk i ka lexuar fare formularët për deklarimin e të hollave pasi që “nga leximi i shfaqet kokëdhembja”, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, faji është te shërbimet sociale të cilat ia kanë paguar paratë në fjalë edhe  pse ai “nuk i ka detyruar ato që ta bënin këtë”.

Po ashtu ai ka shtuar se i kanë thënë se thjesht, duhet të kryqëzojë pikat në formular dhe ai këtë e ka bërë. Ndërkaq paratë e deponuara në kontot e përmendura, sipüas tij, u takojnë babait dhe njërit vëlla, transmeton albinfo.ch. Për shkak të gjendjes jostabile në Kosovë, ata ia kishin besuar atij që t`i ruante.

Por, sipas prokurores, kundër këtij pohimi të tij flet fakti se kosovari praktikisht për çdo ditë ka bërë pagesa  nga këto konto ose i janë derdhur shuma të hollash në to.

Po kështu i akuzuari  brenda një kohe të shkurtër ka regjistruar në emrin e tij 31 vetura të ndryshme, përcjell albinfo.ch. Ai ka deklaruar se veturat i kanë takuar një shoku të tij ndërsa ky i ka vozitur ato për në Kosovë, duke bërë një shërbium miqësor ndaj tij.

Ndërkaq, përkundër këtyre udhëtimeve të gjata me makina, të bëra me vullnetin e tij, 51 vjeçari prej vitesh i papunë ka ankesa të rënda shëndetësore, si depresion dhe dhimbje të kurrizit. Këto probleme ia kishin bërë rë pamundur të vazhdonte ushtrimin e profesionit të fundit që kishte pasur para se të mbetej pa punë, atë të shoferit të kamionit.

Një kërkesë e bërë nga ai për pension të invaliditetit, është ende pa përgjigje. Nga viti 2010 ndaj tij janë bërë gjashtë kallëzime për delikte  pasurore dhe të komunikacionit.

Baby Boo