44-vjeçari u mb*yt në plazhin e Velipojës, pro*testojnë disa qytetarë nga Kosova


Mb*ytja e një 44-vjeçari në plazhin e Velipojës, ka sjellë pro&testën e një grupi qytetarësh të ardhur nga Kosova për të pushuar në këtë plazh.
Vonesa e urgjencës mbi një orë, ka qenë e pafalshme për turistët nga Kosova. Ndërkohë që ata ngrenë zërin edhe për mungesën e rojeve të plazhit, që në një rast si i vi*ktimës, të paktën do të kishin ardhur në ndihmë.

Tefik Jakupi nga Gjakova, profesor i edukimit fizik, tha se vihen re shumë aspekte negative të plazhit, duke përmendur këtu pastërtinë dhe mungesën e rojeve bregdetare.
Një tjetër qytetare e cila pro*testonte, teksa i shprehu ngushëllimet familjes tregoi se nuk ka qenë në vendngjarje por e ka parë kalimthi.

“Më ka ardhur shumë keq që ka vd*ekur prej mungesës së kujdesit të mjekëve. Emergjenca është vonuar shumë sepse ai ka pasur infarkt por ka mundur dhe të shpëtojë”, u shpreh një qytetare.
Pas pro*testës së pushuesve nga Kosova, kanë reaguar edhe institucionet shëndetësore në Shkodër, të cilat brenda ditës kanë dërguar autoambulanca dhe staf mjekësor në këtë plazh.

Baby Boo