42 vjeçari nga Gostivari prish rendin publik


Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (15-janar) rreth orës 19:00 kanë arrestuar 42-vjeçarin B.D. nga Gostivari, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar, dhe ishte sjellë në mënyrë agresive, me ç’rast kishte refuzuar urdhrin e punonjësve të policisë që po kryenin veprime zyrtare.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Baby Boo