41 vjeçarja në Skenderaj: “Një 9 vjeçar ka gjuajtur disa herë me ar*më drejt shtëpisë sime”


Nuk janë të rralla rastet kur Policia gjen dhe sekuestron ar*më tek të miturit kosovarë. Kjo dukuri shqetësuese dhe mjaft e rrezikshme, ka prekur të gjitha qytetet e Kosovës, ku vazhdimisht në Polici raportohen raste të ndryshme. E një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt.

Sinjali mëson se një nënë ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi një grup fëmijësh kanë ngacmuar djalin e saj 6-vjeçar, ku madje për njërin prej tyre pretendon se posedon edhe ar*më. Ajo ka deklaruar se 9-vjeçari ka gjuajtur me ar*më zjarri disa herë drejt shtëpisë së saj dhe se posedon fotografi të fëmijës me ar*më.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes, por që nuk kanë gjetur prindin e fëmijës 9-vjeçar. Përmes telefonit ai ka pranuar se djali i tij ka fotografi me ar*më, por që ajo është pushkë ajrore për rekreacion. Policia ka konfiskuar ar*mën në fjalë, ndërsa prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i ar*mës.

Baby Boo