41 raste të reja me koronavirus, tre në Tetovë


Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 41 raste të reja me koronavirurs, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në bazë të qyteteve: Shkup-17, Kumanovë-11, Prilep-5, Tetovë-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Kriva Pallankë-1, Kërçovë-1 dhe Negotinë -1. Personi i evidentuar në njësitin Negotinë është banor i Demir Kapisë.

Me këtë numri i të infektuarve me Kovid-19, ka arritur në 1300. Në 24 orët e fundit janë bërë 649 testime.

Janë shëruar 29 pacientë. Prej tyre katër kanë qenë në spital dhe 25 të cilët janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientë e shëruar janë evidentuar në: Shkup-21, Manastir-3 dhe Strumicë-1.

Baby Boo