40 persona humbin jetën në një sulm vetëvrasës në ceremoninë e festimit të datlindjes së profetit Muhamed,në Afganistanit


Ministria e Shëndetësisë në Afganistan ka deklaruar se të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 60 janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi afër një salle ku po festohej datlindja e profetit Muhamed në kryeqytetin e vendit. Një zyrtar qeveritar deklaroi se dyshimet e para tregojnë se shpërthimi ishte një sulm vetëvrasës.

Talibanët dhe Shteti Islamik kanë kryer rregullisht sulme me bomba në Afganistan. Numri i vdekjeve në këtë sulm është më i madhi në krahasim me sulmet e kryera muajve të fundit. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë tha se viktimat ishin mbledhur për ta shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Më herët, Shteti Islamik e kishte marrë përgjegjësinë për dy sulme që ndodhën në gusht, në të cilat kishin mbetur të vdekur dhjetëra persona. Sulme vdekjeprurëse në këtë vend kishin ndodhur edhe gjatë votimeve në zgjedhjet parlamentare në muajin tetor, shkruan “BBC”, transmeton

Baby Boo