4 teste negative, por evidentohet si i infektuar! Familjarët të habitur, kërkojnë të zbardhet rasti


Ndonëse 4 herë është testuar dhe ka dalë negativ ndaj virusit Covid -19, 19 vjeçari nga Kërçova rezulton si pozitivë në statistikën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ishte i hospitalizuar në Spitalin e Ohrit, sepse ka pasur probleme shëndetësore dhe të njëjtit i janë bërë dy teste të cilat kanë rezultuar negativ. Më pas i njëjti është transferuar në Klinikën “8 Shtatori” në Shkup ku edhe atje pas dy testeve të bëra ka rezultuar negativ.

Xhaxhai i tij Spase Damjanovski thotë se kur është kthyer nga Spitali i Ohrit me udhëzim është dashur të vazhdojë kurimin në Spitalin Kërçovës, mirëpo ata nuk e kanë pranuar vetëm se i kanë dhënë një infuzion në një nga tendat e improvizuara për Covid-19, që sipas tyre, ja ka përkeqësuar gjendjen dhe e kanë dërguar në Klinikën e Shkupit.

Spase Damjanovski, xhaxhai i 19 vjeçarit në linjë telefonike:

Djali 19 vjeçar i cili u lirua nga Spitali i Ohrit me fletlëshim, duhej të ishte nën kujdes të Spitalit të Kërçovës ku më 12 prill gjatë darkës morri një infuzion në një kabinë të improvizuar dhe iu përkeqësua situata. Nga Kërcova pacientin e dërguan në Klinikën 8 Shtatori në Shkup, ku u pranua në repartin e ortopedisë. Më 13 prill në mëngjes i është bërë edhe një test dhe ka qenë negativ, më 17 prill i është marrë edhe një test dhe sërish ka rezultuar negativ. Kërkojmë nga shërbimet ta gjejnë gabimin ku është sepse shumë jemi të maltretuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për rastin në fjalë në vijim e sipër është procedura nga Inspektori Shtetërorë Sanitar.

Ministria e Shëndetësisë:

Për shkak të dallimeve në qëndrimin e familjes e cila pohon se i biri i tyre nuk ka test pozitiv dhe për shkak të evidentimit të ISHP-së ku për këtë pacient ka një test pozitiv, në procedurë është inspektimi nga Inspektorati Shtetërorë sanitar.

Për testet e Covid-19 infektologu Vello Markovski thotë se janë të saktë, por nuk janë adekuat për të treguar nëse personi që është i sëmurë është pikërisht nga ky virus.

“Këto teste janë të sakta me teknologji PCR, me ndjeshmëri të madhe dhe specifitet të madh megjithatë nuk janë më adekuatë për të treguar se nëse ai që është i sëmurë është i sëmurë nga ai virus. Mund ta ketë virusin në traktin e lartë të frymëmarrjes, por nuk do të thotë se sëmundja që është tek ai pacient është e shkaktuar prej këtij virusi, pra kjo është mungesa e kësaj metode”, tha Velo Markovski, Infektolog.

Përveç 19 vjeçarit në Komunën e Kërçovës deri më tani është evidentuar edhe një person i cili është kthyer nga Franca dhe është vendosur në izolim shtetëror në një hotel në Shkup.

Baby Boo