4 muaj pa rroga! Protestë në njësinë e “Ekonomisë së Ujërave-Bregallnicë”


Të punësuarit në Njësinë e “Ekonomisë së Ujërave” Bregallnicë në Koçan sërish dolën në protestë për shkak se tashmë 4 muaj nuk kanë marrë rrogë. Organizuan tubim të qetë para hyrjes së zyrës, prej ku theksuan se edhe pse kanë reaguar deri te SH.A. “Ekonomia e Ujërave”-Shkup, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me atë nëse dhe kur do ta marrin kompensimin e tyre që u takon me ligj.

Për mospagesën e rrogave ka reaguar edhe Organizata Sindikale e Njësisë së kësaj ndërmarrjeje në Koçan, e cila është një nga më së suksesshmet në kuadër të SH.A. “Ekonomia e Ujërave”. Anëtarët e saj i kërkojnë rrogat e tyre me qëllim që të mos vihet në pikëpyetje funksionimi i mëtutjeshëm i ndërmarrjes. Të punësuarit kanë marrë informacione se në Drejtorinë e “Ekonomisë së Ujërave” tashmë kanë ndërmarrë aktivitete në përputhje me dispozitat ligjore në drejtim të zgjidhjes së kësaj situate.

Baby Boo