4 MILION EURO PËR DËMET E 2017-ës , VMRO DPMNE: ME LSDM NË PUSHTET, BUJQËSIA NË KAOS TË PLOTË


Ndryshimet klimatike, sipas Ministrisë së Mjedisit hapësinore, janë kërcënim serioz për bujqësinë në Maqedoni. Kohëve të fundit kemi pasur reshje të dendura të shiut, temperatura ekstreme dhe parregullsi në ndryshimet e stinëve. Por çfarë ka bërë Ministria e bujqësisë për këtë çështje. Ministri Lupço Nikollovski për REL, tha se mezi po arrijnë të paguajnë borxhet e dëmeve nga vitet e kaluara, ndërsa për momentin kanë hapur disa koncepte, që një prej  tyre është sigurimi i prodhimeve bujqësore.

 

 

 

“Kemi dëme të papaguara që nga viti 2015 dhe 2016, të cilat janë punuar sipas një ligji të gabuar. Mundohemi ta rregullojmë tani këtë gjë, iniciojmë dhe ndryshime ligjore. Nga viti 2017 deri më sot janë paguar rreth 4 milion si dëmshpërblim për vitin 2017. Është e qartë se ndryshimet klimatike e bëjnë të veten, por ne duhet të sjellim masa të përshtatshme dhe nuk mund të themi se me një masë mund t’i zgjedhim problemet. Andaj hapëm disa koncepte në të cilët jemi shumë të përkushtuar. Njëri koncept ka të bëjë me sigurimin bujqësor dhe përkrahjen nga shteti në pjesën për rritje të sigurimit të bujqve”, tha Lupo Nikollovski – ministër i bujqësisë.

 

Por nga ana tjetër, partia opozitare ka fajësuar pushtetin për paaftësi rreth menaxhimit të problemeve bujqësore.

 

 

 

“Me LSDM në pushtet, bujqësia bie në kaos. Prodhuesit e drithërave tashmë e ndjejnë paaftësinë e Zaevit dhe kriminelëve përreth tij. Një javë para korrjes së drithërave ende nuk kemi vërtetim nëse mullixhinjtë vendor do t’i blejnë prodhimet vendore. Zaev dhe Nikollovski e komplikuan gjendjen në industrinë e mullinjve, dhe siç akuzojnë bujqit, tregu është i ngopur me miell nga Serbia, ndërsa shteti nuk ka asnjë mekanizëm mbrojtës”, u shpreh Mile Jakimovski VMRO-DPMNE.

 

Ndryshe zvogëlimi i prodhimtarisë bujqësore dhe cliësisë, ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski tha se ka ardhur si rezultat lënies pas dore të i sistemit për ujitje, për të cilin tha se këtë vit, do të paguhen 12 milion euro për të siguruar furnizimin me ujë.

Baby Boo