4 Gratë e Mbretit. Një histori që të mëson kujt t’i japësh rëndësi në jetë…


Një mbret i një mbretërie të pasur kishte katër gra.

Ai donte më së shumti gruan e 4, të cilën e vishte me rroba të shtrenjta dhe e trajtonte me delikatesë. Ai kujdesej shumë për të dhe i jepte asaj gjithmonë më të mirën.

Ai gjithashtu e donte shumë gruan e tretë. Ishte shumë krenar për të dhe gjithmonë donte të mburrej për të, tek mbretëritë fqinje. Sidoqoftë, mbreti gjithmonë kishte frikë të madhe se ajo mund të ikte me burra të tjerë.

Ai gjithashtu e donte gruan e tij të dytë. Ajo ishte një person shumë i vëmendshëm, gjithnjë e durueshme dhe në fakt ishte ajo të cilës i besonte gjithçka. Sa herë që mbreti përballej me probleme, ai kthehej gjithmonë tek gruaja e dytë, dhe ajo gjithmonë e ndihmonte dhe e udhëhiqte nëpër kohë të vështira.

Tani, bashkëshortja e parë e mbretit ishte një partnere shumë besnike dhe ajo kishte kontribut të madh në ruajtjen e pasurisë dhe forcimin e mbretërisë, si dhe kujdesin ndaj familjes. Sidoqoftë, mbreti nuk e donte gruan e parë dhe megjithëse ajo e donte thellë, ai as nuk e vinte re.

Një ditë, mbreti u sëmur. Pa kaluar shumë kohë, ai e dinte se do të vdiste së shpejti. Mendoi për jetën e tij luksoze dhe i tha vetes: “Tani kam katër gra me mua. Por kur të vdes, do të jem vetëm. Sa i vetmuar do të jem”.

Kështu, ai thirri gruan e 4-të, “Ty të kam dashur më shumë, të kam dhënë gjithë veshjet e shtrenjta dhe jam kujdesur shumë për ty. Tani që po vdes, a do të më ndjekësh pas dhe të më mbash shoqëri?”.

”Në asnjë mënyrë!”, u përgjigj gruaja e katërt dhe u largua pa thënë asnjë fjalë tjetër. Përgjigjja e prerë goditi si thikë e mprehtë drejt e në zemrën e mbretit.

I trishtuar më pas kërkoi gruan e tretë: “Unë të kam dashur shumë gjatë gjithë jetës time. Tani që po vdes, a do të më ndjekësh dhe të më bësh shoqëri?”.

“Jo!” u përgjigj gruaja e tretë. Jeta është aq e mirë këtu! Unë do të martohem përsëri kur të vdesësh!” Zemra e mbretit u mbyt dhe ngriu.

Më pas kërkoi gruan e dytë: “Gjithmonë jam kthyer tek ti për ndihmë dhe më ke ndihmuar gjithmonë. Tani kam nevojë për ndihmën tënde përsëri. Kur të vdes, a do të më ndjekësh dhe do të më bësg shoqëri?”.

”Më vjen keq, nuk mund të të ndihmoj këtë herë!”, u përgjigj gruaja e dytë. “Maksimumi, unë mund të të dërgoj në varr”. Përgjigjja erdhi si një rrufe dhe mbreti u ndje i shkatërruar.

Më pas, një zë thirri: “Do të vi unë me ty. Do të të ndjek, kudo që të shkosh”.

Baby Boo