4 ditë nën rrënoja me fëmijën e porsalindur, nëna përlot me rrëfimin: E ushqeja me gji, fëmija më shpëtoi jetën


Ka kaluar dy jave që kur tërmeti shkatërrimtar goditi Turqinë dhe Sirinë dhe vrau mijëra njerëz. Por mes dëshpërimit, ka pasur edhe histori që ngjajnë me mrekulli. Kjo është një prej tyre.

Kur Necla Camuz lindi djalin e saj të dytë më 27 Janar, ajo e quajti Yagiz, që do të thotë “trim”. Vetëm 10 ditë më vonë, Necla ishte zgjuar duke ushqyer djalin e saj në shtëpinë e tyre në provincën Hatay të Turqisë jugore. Pak çaste më vonë, tërmeti goditi dhe ata e gjetën veten nën grumbuj rrënojash. Necla dhe familja e saj jetonin në katin e dytë të një ndërtese moderne pesë-katëshe në qytetin e Samandag.

“Kur filloi tërmeti, doja të shkoja te bashkëshorti im që ishte në dhomën tjetër dhe ai donte të bënte të njëjtën gjë. Por teksa u përpoq të vinte tek unë me djalin tonë tjetër, goditjet si pasojë e tërmetit u bënë më të fuqishme dhe ata e kishin të pamundur të lëviznin. Ndërsa tërmeti bëhej gjithmonë e më i fuqishëm, muri ra, dhoma po dridhej, ndërtesa po ndryshonte pozicion. Kur u ndal, nuk e kuptova që kisha rënë një kat poshtë, thirra emrat e tyre, por nuk mora përgjigje“, tregon ajo.

Baby Boo