Dënohen sulmuesit e gazetarëve të A1on


Gjykata Themelore Shkupi 1 e shpalli fajtor dhe i përcaktoi dënim me burg prej gjashtë muajsh Matija Kanikov, i cili e ka sulmuar ekipin gazetaresk të A1on në protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët” me 28 shkurt të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja Marija Kletniçka-Markovska rikujtoi se për miratimin e vendimit janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe dënuese.

Prokuroria Publike për procedurën e dëshmisë aplikoi një video material mbi një orë dhe fotografi.

I dënuari Kanikov ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh.

Baby Boo