Autoshkolla “Sharr” edukon fëmijët për sigurinë rrugore

Në një iniciativë të veçantë dhe me shumë rëndësi për komunitetin, autoshkolla “Sharr” ka organizuar një ligjëratë edukative për fëmijët, me fokus në sigurinë rrugore. Nëpërmjet shembujve praktikë dhe këshillave të drejtpërdrejta, fëmijët patën mundësinë të mësojnë rregullat bazë të trafikut dhe sjelljen e duhur në rrugë.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte rritja e vetëdijes tek të vegjlit që nga mosha e hershme, me bindjen se edukimi në këtë drejtim ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të sigurisë në trafik.

Autoshkolla “Sharr” u shpreh e përkushtuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në edukimin qytetar, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe institucionet që e përkrahën këtë iniciativë.