Një i mitur nga Tetova ka pësuar helmim nga alkooli në Strugë, ndërsa penalisht do të përgjigjen personi juridik, gjegjësisht objekti tregtar, menaxheri dhe punëtorja që i kanë mundësuar blerjen e pijeve alkoolike – njoftoi sot SPB Ohër.
Sipas informacioneve, SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga Struga, menaxherit T.B. (44) dhe punëtores V.N. (54), për shkak të dyshimit për vepër penale “Shitje e pijeve alkoolike një fëmije”.
Të kallëzuarit, pa kërkuar dokument identifikimi, i kanë mundësuar një të mituri nga Tetova që të blejë pije alkoolike në objektin e tyre tregtar, nga konsumimi i të cilave ai më pas ka pësuar helmim dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore të Strugës në gjendje jokontakti. Me këtë, të kallëzuarit kanë vepruar në kundërshtim me ndalesën ligjore për shitjen e pijeve alkoolike personave të mitur – deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.