Shkatërrohet vetura e pronarit të diskotekës PULS

Tensionet në Koçan vazhdojnë të rriten pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 59 persona në zjarrin e diskotekës PULS. Sipas raportimeve, vetura e pronarit të diskotekës është shkatërruar nga qytetarë të revoltuar.

Ngjarja vjen pas protestave të ashpra ku qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për humbjen e jetëve të pafajshme. Autoritetet po hetojnë rastin, ndërsa situata në qytet mbetet e tensionuar.