Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit

E dashura e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

E.A. pronare e një butiku rrobash në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e A.E në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.

A.E ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit./News24