22-vjeçarja që vdiq Kaçanik ishte punonjëse e rrjetit të supermarketeve: ‘Do të mbetet e pazëvendësueshme e jona’

Rrjeti i supermarketeve në Kosovë, ETC ka njoftuar se 22-vjeçarja Laurina Kuqi, e cila vdiq sot në një vetaksident trafiku, ishte punonjëse e kompanisë.

22-vjeçarja vdiq në një vetaksident trafiku në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit.

Kompania tha se 22-vjeçarja do të mbetet pjesë e pazëvendësueshme e saj.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik. Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

“Do ta kujtojmë çdo herë për enërgjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj. Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, thuhet në njoftim.