Del nga botimi libri i autores Fisnike Bekteshi dhe Drita Fazlia


Doli nga botimi libri universitar “Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore” i autores Fisnike Bekteshi me bashkëautoren Drita M.Fazlia profesoresha në departamentin e fakultetit Juridik në UT!

Libri “Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore” paraqet një studim dhe punim disavjeçar në fushën e vendimeve të huaja dhe në rëndësinë e njohjes dhe ekzekutimit të tyre.
Kjo fushë është në zhvillim e sipër, andaj njohuritë nga kjo fushë janë shumë të rëndësishme për juristët e ardhshëm, pasi që elementi i huaj është bërë pjesë përbërëse e çdo marrëdhënieje, e kjo edhe më shumë vë në pah aspiratat dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nënshkruese dhe ratifikuese të shumë konventave ndërkombëtare të cilat e trajtojnë këtë tematikë specifike.

Autorja Bekteshi shkruan:
Për t’u ofruar më shumë njohuri lexuesve, pikësëpari studentëve të Fakultetit Juridik, librin e kemi strukturuar në tri pjesë, pjesën teorike, pjesën praktike dhe formularët, përmes të cilëve lexuesit dhe studiuesit do të njihen drejtpërdrejt me aktet konkrete dhe me mënyrën se si plotësohen të njëjtët.

Recensent të librit janë:Prof. dr. Hajredin Kuçi
Prof. dr. Ali Musliu, Mr. sc. Ramije Cara – gjykatëse

Baby Boo