36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burgun grek, mister shkaqet


Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në burgun Agia të qytetit Hania në Kretë.

Sipas mediave greke, shqiptari është gjetur i pajetë nga rojet e burgut. Ai ishte i vetëm në qeli dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë vënë re shenja dhune.

Megjithatë, hetuesit grekë nuk hedhin poshtë asnjë mundësi për vdekjen e shqiptarit, raportojnë mediat greke. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e shkaktut të vdekjes.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Baby Boo