LEN formon Trupin Koordinativ: Synojmë mposhtjen e BDI-së dhe sjelljen e ndryshimit tek shqiptarët


Lidhja Europiane për Ndryshim ka formuar Trupin Koordinativ të koalicionit duke unifikuar edhe më shumë forcat politike opozitare. Ata thonë se ky veprim paraqet edhe një hap drejt unifikimit të forcave politike opozitare me qëllim mposhtjen e BDI-së si dhe sjelljen e ndryshimit tek shqiptarët.
“Trupi Koordinativ diskutoi në lidhje interesimin e madh dhe bashkëngjitjet e vazhdueshme që po i bashkohen koalicionit, gjë që paraqet paraqet një tregues inkurajues për punën tonë si koalicion, njëherësh duke vlerësuar se është koha e fundit për çdo subjekt politik ose individ të rreshtohet në anën e vullnetit të popullit, ndërsa të gjithë ata që refuzojnë t’i bashkohen Lidhjes, nënkuptohet që haptazi dhe me vetëdije të plotë e mbështetin monopolizimin e pushtetit të BDI-së, duke rrezikuar skajshmërisht fatin e popullit shqiptar, por edhe perspektivën e vendit”, thuhet në kumtesën e sotme të Lidhjes Europiane për Ndryshim.
Në këtë takim, shtojnë ata, u morën disa vendime të rëndësishme për të krijuar parakushte për zgjedhjet e ardhshme të suksesshme.
“U vendos të formohen komisione të specializuara, të cilat do të angazhohen në krijimin e politikave të mirëfillta në fusha të caktuara për të përpiluar programin solid zgjedhor të koalicionit për të sjellë fitoren e madhe. Gjithashtu, u vendos që së shpejti të hapet edhe shtabi zgjedhor i koalicionit për ta bërë më efektivi dhe efikase fushatën dhe realizimin e qëllimeve të Lidhjes Europiane për Ndryshim”, thuhet në njoftim.

Baby Boo