Hamiti: Qendra shpirtërore e shqiptarëve është Lindja, ndërsa ajo politike është Brukseli


Hamiti: Qendra shpirtërore e shqiptarëve është Lindja, ndërsa ajo politike është Brukseli

“Unë në asnjë prononcim timin me shkrim apo me gojë, asnjëherë dhe askund nuk kam thënë se “Brukseli është Qendra shpirtërore e shqiptarëve”.

Ai ka theksuar se, Qendra shpirtërore e shqiptarëve të tri konfesioneve është Lindja, e jo Brukseli.

“Atë që e kam thënë dhe që e them, dhe që do ta them prapë, sa herë që do të pyetëm është, se Qendra shpirtërore e shqiptarëve të tri konfesioneve është LINDJA, prej nga burojnë edhe të gjitha fetë monoteiste, kurse qendra politike është Brukseli”, ka thënë Hamiti.

Sipas tij, ata të cilët në rrethanat e sotme të krijuar në Evropë dhe në Ballkan, kërkojnë ndonjë Qendër tjetër politike, ose janë të verbër ose të porositur.

“Ata të cilët besojnë ndryshe kanë të drejtë të besojnë, sepse mendimi i lirë është e drejtë individuale e secilit, por duhesh të jesh tepër jashtë kontekstit kohor, politik dhe gjeopolitikë, të mendosh se neve sot duhet të gjejmë një qendër tjetër politike në botë për ta zëvendësuar atë me Brukselin”, shtoi ai.

Hamiti konsideron se shqiptarët kanë nevojë për aleat për të ardhmen dhe jo, kundërshtarë.

“Ne si vend, popull e komb, kemi nevojë për aleatë të gjitha vendeve dhe popujve në botë, dhe nuk kemi edhe nevojë që të hasmërohemi me askënd, ama se ku duhet të adresohemi politikisht për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë, këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë”, tha në fund Hamiti.

Baby Boo