35-vjeçari nga Ferizaj vd*es në QKUK, ishte në pritje të rezultatit për Covid-19


Edhe një person nga Ferizaj ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 duke shënuar kështu viktimën e tretë që humbi jetën nga Covid-19 në Kosovë vec brenda pak orëve.
I riu nga Ferizaj për më pak se dy javë kishte qëne i shtrirë në spitalin e Ferizajt, ndërkohë javën e fundit ai ishte tranferuar për në QKUK për trajtim mjekësor.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi tha për Express se në rezultatet e para për Covid-19 ky i ri kishte rezultuar negativ. Ai ishte ritestuar në QKUK por ka qenë në pritje të rezultatit.
“I ndjeri ka qenë i shtrirë në spitalin e qytetit për disa ditë ndërsa në javën e fundit ka qenë i shtrirë në QKUK. Në rezultatet e para për Covid-19 ka rezultuar negativ ndërkohë është ritestuar në QKUK prap dhe ka qenë në pritje të rezultatit” ka deklaruar Ademi.

E lajmin për vdekjen e këtij personi e ka kumtuar edhe zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyci
“Miq vllazen dhe Ferizajas sot e humbem Bekim Palushim ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem. Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi”, ka shkruar Bytyqi.

E ky person është vik*tima e tretë i cili ndërroi jetë vetëm Brenda pak orëve e që dyshohet se ishte prekur nga koronavirusi. Një 32-vjeçar ka vd*ekur në Pejë. Edhe ai kishte qenë në pritje të Covid-19. Ndërkohë që një 70-vjeçar jetër nga Gjilani humbi jetën si pasojë e infketimit me Covid-19 gjatë ditës së sotme.
Ndryshe ne 24 orët e fundit ne vend u shenuan 8 vik*tima si dhe 237 raste të reja me Covid-19./G.Hasani/Express/

Baby Boo