34 vjeçarja nga Shkupi nuk del nga shtëpia, kishte 250 kilogram: Shita shtëpinë që të operohem


Mejrem Ismaili 34 vjeçare nga Shkupi, vuan nga Obeziteti. Ajo peshon 250 kilogramë dhe për këtë arsye tani një kohë të gjatë nuk ka dalur nga shtëpia.
Mirëpo nesër është ditë e madhe pwr tw. Ajo udhëton për në Stamboll, ku do të operohet te mjeku i njohur Gurdal Oren në spitalin “Kadiokoy”. “Mjeku Oren deri tani ka shpëtuar shumë njerëz nga mbipesha. Shpresoj se do të shpëtoj edhe unë dhe do të mund të vazhdoj me jetë normale”, ka thënë Orel për“Zenski Magazin”.

Mejremja në Stamboll do të udhëtojë me kombe me dy kushwrinjtë e saj. Udhëton me plot optimizëm. Problemet e saj me mbipeshwn kanë filluar kur ka qenë 14 vjeçare. Në atë moshë ka humbur nënën dhe kjo i ka shkaktuar goditje të madhe emocionale. “Diçka ndryshoi tek unë. Haja edhe kur isha e hidhëruar edhe kur isha e gezuar.
Familjarët më thonin të kem kujdes, por un nuk mund të kontrolloja veten”, thotë Mejremja, e cila shpresat tani i ka te operacioni te mjeku Oral, për të cilin operacion thotë se e ka shitur edhe shtëpinë.

Baby Boo