34 fëmijë nën moshën 10 vjeç të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Edhe 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Derisa sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 34 prej tyre janë të moshës 0-9 vjeç.
Ndërkaq, 179 nga ta janë të moshave nga 10 deri në 19 vjeç, 434 nga 20 deri në 29 vjeç.

Ndryshe, javë më parë, Qeveria ash*përsoi masat antiCOVID, ku me këto masa të reja, rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19. Masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.
Në njoftimin e Qeverisë ditë më parë nuk është përjashtuar mundësia që gjatë kësaj kohe të ketë edhe masa të tjera.

Baby Boo