Ende nuk ka gjurmë nga 30 vjeçarja e zhdukur, burri qanë në telefon


Familjarët e 30 vjeçares, Mimoza Arapi e cila prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me ta, janë shprehur se ende nuk kanë asnjë kontakt me mamanë e tre fëmijëve.

Ata bëjnë me dije se bashkëshorti i saj i cili ndodhet në Itali duke punuar, është shumë i shqetësuar. Ndërsa zbulojnë se një person i ka telefonuar pas lajmeve për zhdukjen e të resë, duke u thënë se e ka parë Arapin në Vlorë.

—————-

Mimoza Arapi, 30 vjeç është zhdukur që prej dates 2 maj. Familja ka sqaruar se e reja nga Berati ka humbur kontaktet me familjen e saj dje më datë 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit.

Gjithashtu bëhet me dije se Mimoza është nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë, dhe në momentin që është larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm ndërsa kishte veshur rroba të zeza ndërsa kishte të veshur dhe një jelek, po të ngjyrës së zezë.

Momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.

Nr. familjes +355 69 424 3810

Baby Boo