Klevis Ruçaj, i riu që shfaqet në këtë fotografi, sipas policisë ishte shkaktari i aksidentit ku mbeti vetë viktimë, dhe humbën jetën edhe dy të rejat Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj.

20-vjeçari nga Fieri, rezulton një i ri i apasionuar pas shpejtësisë dhe i skeduar nga policia rrugore për thyerjen e rregullave të qarkullimit.
Ai reklamonte shpesh shpejtësinë tej normave të lejuara, në postimet e tij në rrjetet sociale. Ruçaj mori patentën rreth një vit më parë, dhe në harkun kohor të disa muajve, u ndëshkua 5 herë, për shkelje të ndryshme, kryesisht për shpejtësi, përdorim celulari në timon, gara shpejtësie, parakalim dhe veprime të ndaluara.

Shoferi i ri kishte lidhje shoqërore me dy vajzat e tjera që ndodheshin në automjetin e tij dhe humbën jetën nga përplasja fatale. Sikela Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut dhe familja e saj jeton jashtë vendit. E reja ka mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë, ku dhe jetonte.

Krahas shpejtësisë që dyshohet shkaktar i aksidentit, policia i ka marrë një kampion gjaku Klevis Ruçajt, për të verifikuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Baby Boo