Ushtria e RMV-së ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi


Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut njofton se ekipi i ushtrisë të dërguar për ndihmë në Turqi kanë arritur të shpëtojnë një fëmijë pesëvjeçar.

Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili është angazhuar në kërkimin në terren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin e Kahramanmarashit pasdite, asistoi në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar nga rrënojat jetën e një të riu, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ekipi ynë i ushtrisë pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije, pas së cilës, së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat Sulejmanin pesëvjeçar”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes

Baby Boo