Burri që mbijetoi më shumë se 10 vjet në koma, zgjohet për të treguar historinë e rrallë (fotot)


Një i ri që ishte “kyçur” brenda trupit të tij pa mundur të lëvizte asnjë muskul edhe pse dëgjonte, shikonte e kuptonte atë që ndodhte rreth tij, ka treguar së fundmi detaje të historisë së pazakontë.

Martin Pistorius, tanimë 47 vjeç, ishte kthyer një ditë nga shkolla me dhimbje fyti.
Doktorët mendonin se ishte një grip dhe i dhanë trajtimet e zakonshme, por gjendja e tij u përkeqësua dhe djali u shtrua në spital në moshën 12 vjeçare.
“Kisha meningjit kriptokoku dhe tuberkuloz. Nisa të trajtohesha për të dyja dhe trupi im ishte shumë i dobët e rjedhimsisht humbi aftësinë për të folur e kontrolluar lëvizjet”.
Ai qëndroi kështu per 10 vjet në këtë gjendje vegjetative, e cila përshkruhet në librin e vitit 2012 Ghost Boy (Djali Fantazmë).
Pistorius përshkruante këtë periudhë të jetës duke quajtur veten ‘një guaskë e zbrazët, i pandërgjegjshëm për asgjë rreth meje”.
“Mund të dëgjoja e të kuptoja, por nuk kisha fuqi apo kontroll ndaj asgjëje”.
“Kjo ndjesi e plotë pafuqie ishte ndoshta eksperienca më e vështirë, shpresoj të mos e provoj më kurrë. Është si të mos ekzistosh, ose sikur jeta jote të vendoset nga të tjerët”.
Më pas ai u zgjua nga gjendja e komës, dhe nëna e Pistorius Joan thotë se mezi e ka përballuar gjendjen e të birit.
Në librin e tij të kujtimeve mes të tjerash ai shkruan sesi teksa ishte ulur në karrige me rrota një ditë dëgjoi nënën e tij të thoshte: “Shpresoj të vdesësh.”
Për të ruajtur shëndetin e tij mendor ai thotë se fantazonte me imagjinatën e tij: “Shikoja gjërat që lëviznin, si insekte apo gjëra të tilla, kisha arritur në pikën ku nuk më bënte përshtypje bota rreth meje”
Burri që mbijetoi më shumë se 10 vjet në koma, zgjohet për të treguar historinë e rrallë (fotot)

Baby Boo